Nga 67 testime, zero raste me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 nga 67 testime të bëra në 24 orëshin e fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria  e Shëndetësisë, duke thënë se tre persona janë shëruar, ndërsa raste me fatalitet nuk ka pasur, transmeton Klankosova.tv.

Raste aktive në gjithë vendin janë tri, ndërsa vetëm 12 persona janë injektuar me vaksinë kundër koronavirusit.

Të ngjashme