Nga data 7-14 shkurt do të organizohet Java e Martesës, lëvizja ndërkombëtare, e shtrirë prej shtatë vitesh edhe në Shqipëri.
Java e Martesës është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, që çdo vit rreth 2 milionë njerëz marrin pjesë në aktivitete të Javës së Martesës në rreth 30 vende në katër kontinente!
Aktivitet e Javës së Martesës kanë si qëllimin të inkurajojë çdo çift – pavarësisht nëse janë të sapomartuar apo gjyshër – që të investojnë kohë dhe energji për forcimin e martesës.
Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familjet e forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme.
Problemi është se shpesh jemi shumë të zënë për t’i dhënë martesës kujdesin që meriton.
Fatkeqësisht, statistikat tregojnë që këto 25 vitet e fundit ky institucion i shenjtë në Shqipëri ka qenë nën kërcënim me një rritje afro dyfish të shkallës së divorcit.
Timothy Hagen, studiues mbi çështjet e martesës dhe familjes, pohon se: “Këto tendenca të martesës në Shqipëri janë shqetësuese, sidomos në dritën e zbulimeve që tregojnë përfitimet e martesës për individët dhe më tej për shoqërinë”.
Studiuesit John DeFrain dhe Nick Stinnet drejtuan një studim global, i cili zgjati për më shumë se tre dekada, dhe që kishte për qëllim të studionte familjet e forta në mbarë botën.
Ata zbuluan gjashtë sekrete për një martesë dhe familje të lumtur dhe sivjet revista “Java e Martesës” vjen si një “stetoskop”, që kërkon të ndiejë rrahjet e brendshme të familjes, duke sjellë në vëmendje ato gjashtë tipare që e bëjnë atë të shëndetshme.
Në martesë, ashtu si në shumë gjëra të tjera, janë investimet e vogla që sjellin ndryshim të madh! Si mund t’ju ndihmojmë: Përmes informacioneve dhe këshillave në faqen tonë në Facebook –Java e Martesës, e cila ka mbi 6300 ndjekës. Revistës “Java e Martesës” (porositet tek [email protected]), e cila arrin dhjetëra mijëra çifte në Shqipëri dhe Kosovë çdo vit.
Prodhimit dhe promovimit të librave, resurseve dhe kurseve trajnuese, të cilat i ndihmojnë çiftet të rriten në dashuri dhe në njohje.
Kartolinës “Sfida e Javës së Martesës” që u var në dorezën e mijëra dyerve. Përfshirjes së dhjetëra organizatave dhe kishave që organizojnë mbrëmje romantike dhe seminare martese çdo vit. Medias – duke rritur ndërgjegjësimin e çifteve të kudondodhura që: “Po, mund të keni vërtetë një martesë shumë të mirë!”