Një femër është arrestuar pasi derisa ka qenë duke drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident trafiku ku i kishte goditur tre këmbësorë, dy femra dhe një mashkull, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:15, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 12:20, në autostradën Prishtinë-Gjilan.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve civile me targa vendore.
“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar njëri drejtuesi i automjetit si dhe një pasagjere. Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në raport.