Nga cila moshë duhet dhënë foshnjes ujë dhe në çfarë sasie?

Prishtinë | 21 Sht 2024 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjës energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse kështu u këshillon mjeku.

A guxon foshnja të pijë ujë?

Prisni gjashtë muaj para se t’i jepni foshnjës ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë.

Nëse mendoni që foshnja dëshiron të pijë pak ujë edhe gjatë gjashtë muajve të parë të jetës – ajo mund të ndihmojë foshnjën që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë, transmeton ksp.

Pse është uji i rëndësishëm për fëmijët?

Uji është i rëndësishëm për fëmijët sepse është përgjegjës për shumë funksione në organizëm (frymëmarrjen, rregullimin e temperaturës së trupit, ndihmon bartjen e materieve ushqyese nga qelizat në organizëm), është përbërësi kryesor i gjakut, lëngjeve të zorrëve, heq materiet e dëmshme nga organizmi me anë të urinës dhe djersës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme