Nga fondi i diasporës, Qeveria ndan mbi 360 mijë euro për blerjen e aparaturave mjekësore

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga fondi i diasporës Qeveria ka marrë vendim që të ndahen mbi 360 mijë euro për blerjen e aparaturave mjekësore, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se në këtë fond janë grumbulluar mbi 716 mijë euro, por që në këtë fazë është vendosur që shfrytëzohen mbi 360 mijë euro.

“Në Fondin për ndihmë që jep diaspora,deri tash janë grumbulluar mbi 716 mijë euro”.

“Për blerjen e aparaturave të caktuara do të shfrytëzohen mbi 36 mijë euro që do të ndahen në këtë periudhë”.

Të ngjashme