Nga janari 74 raste të dhunës seksuale – Haxhiu: Numri i madh është këmbanë alarmi për institucionet

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 13:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka lansuar projektin “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve – Viktima të Dhunës Seksuale”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulen Haxhiu, me këtë rast tha se kanë ndërmarre një varg reformash ligjore që e adresojnë këtë çështje. Por sipas saj shqetësuese mbetet fakti i rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve. Ai ka konfirmuar se nga janari janë ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore 74 raste të dhunës seksuale. Haxhiu tha se viktimat e dhunës seksuale, në veçanti kur viktima është fëmijë dhe e mitur, kanë nevojë për dorën e shtetit dhe punën e përbashkët me organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që ato t’i rikthehen jetës duke punuar për vete dhe familjet e tyre.

Ky numër kaq i madh i rasteve e sidomos te të miturit, sipas ministres është kambanë alarmi për të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë e të  ndërmarrin masa. Ministrja Haxhiu, u zotuar se nuk do të rresht përpjekjet për të përparuar në zvogëlimin e dhunës me bazë gjinore, si në drejtim të përditësimit të kuadrit ligjor dhe harmonizimit të tij me instrumentet ndërkombëtarë, ashtu edhe në përmirësimin e monitorimit të zbatimit në praktikë të këtij kuadri ligjor, të politikave, e mjeteve të tilla siç është edhe Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale.

“Për gjatë këtyre dy viteve mandat kemi iniciuar dhe zbatuar një seri reformash ligjore e financiare të cilat adresojnë ngacmimet, por edhe dhunën seksuale dhe fuqizojnë politikat e parandalimit. Protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale që për herë të parë Republika e Kosovës e ka miratuar një dokument të tillë është një nga dokumentet më të rëndësishme që është hartuar në bashkëpunim me partnerët organizata përfshirë edhe organizatën KRTC që në fakt trajton formën e rënd shkeljen e rënd të të drejtave të njeriut që është edhe dhuna seksuale”.

“Për fat të keq të dhënat e fundit në Kosovë tregojnë për një rritje të rasteve te dhunës seksuale nëse marrim statistikat nga janari deri shtatori ne vitin 2023 janë 74 raste te ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore te dhënat gjithashtu tregojnë një numër ne rritje konsiderueshme te fëmijëve që janë të mbijetuar të kësaj forme dhunës krahasuar me numrin e të rriturve”, tha ajo, raporton EO.

“Rastet e dhunimit  seksual  te raportuar ndër vite  janë  kambanë e fuqishme alarmi për të gjitha institucionet tona për Ministrin e Drejtësisë, Qeverinë për institucionet e drejtësisë, policinë për organizatat poashtu dhe prandaj duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet dhe një zëri  të luftojmë kundër stereotipave gjinore”.

Feride Rushiti, drejtoreshë e QKMRT-së, tha se duhet të punohet me këta fëmijë në mënyrë që mundësohet integrimi i tyre në shoqëri, raporton EO.

“Projekt synon të fuqizojë të gjithë ata fëmijë që përjetojnë dhunën seksuale e që bartet edhe në aspektin mendor. Duhet të punojmë ngushtë që këta fëmijë të marrin trajtimin adekuat. Ky projekt edhe një dëshmi për të sjell dritë për ata që kanë përjetuar errësirë”.

“Nëse këta fëmijë nuk trajtohen me kohë domethënë janë të të viktimizohen. Për t’i afruar kujdesin referimin për t’i dhënë mundësinë për t’i integruar në shoqëri. Është një sfidë shumë e madhe edhe për familjen me gjet forma me ec ky fëmijë tutje. Duke të ndikojmë në parandalimin e atyre që cenohen”.

Të ngjashme