Ekonomia Online
FUNDIT

Nga janari deri në shtator janë kryer 187 operacione për heqje të gjirit

Nga janari deri në shtator janë kryer 187 operacione për heqje të gjirit

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar- shtator 2022, janë kryer 183 operacione për heqje të tërësishme të gjirit dhe katër të tjera për heqje të pjesshme të saj. Sipas ShSKUK-së, për 9 muaj, në këtë klinikë janë kryer, po ashtu, 132 anestezione lokale, 220 ndërhyrje të vogla […]

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar- shtator 2022, janë kryer 183 operacione për heqje të tërësishme të gjirit dhe katër të tjera për heqje të pjesshme të saj.

Sipas ShSKUK-së, për 9 muaj, në këtë klinikë janë kryer, po ashtu, 132 anestezione lokale, 220 ndërhyrje të vogla kirurgjike- incizione.

“Sipas raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 94 biopsi, 196 eho dhe 1 mijë e 190 punksione. Janë kryer edhe 1190 punksione të gjirit në ambulancë specialistike dhe shumë shërbime të tjera shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Kujtojmë se muaji tetor në të gjithë botën shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Të ngjashme