Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që nga e marta e javës së ardhshme do të nisin me testet antigjen për covid-19, ku qytetarët mund të marrin rezultatet brenda 20 minutave.
Ai ka thënë se këto teste do të kryhen në QKMF-të në Emshir dhe Kalabri.
“Prej të martës, Komuna e Prishtinës bën edhe teste antigjen për covid që janë të shpejta dhe rezultatet merren brenda 20 minutave. Sensitiveti është 98.5 përqind që do të thotë se saktësia është e lartë. Edhe më tutje PCR testi mbetet testi më i sigurt në qoftë se administrohet mirë”.
“Këto teste kryhen në QMF Emshir/Kalabri, dhe sikurse edhe me serologjike nevojitet UDHËZIMI I MJEKUT NGA QMFtë tjera. Duhet të keni simptome për tu aprovuar”, ka shkruar Ahmeti.