Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në vend, 2 persona kanë  vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 301  raste të reja të infektuara me të.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.442


Të ngjashme