Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime në ditën e balotazhit.
Nga “Kodra e Trimave”, Kurti u ka kërkuar qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e qytetit.
“Këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni. Në këtë pasditë të mirë secili nga ne le ta shfrytëzoj të drejtën tonë qytetarëe dhe të kontriboj për qytetin tonë”, ka shkruar Kurti.