Ekonomia Online
FUNDIT

Nga koronavirusi më të rrezikuar janë të moshuarit dhe të sëmurët

Nga koronavirusi më të rrezikuar janë të moshuarit dhe të sëmurët

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë publikuar detajet e para të më shumë se 70,000 rasteve të Covid-19, në studimin më të madh që prej fillimit të shpërthimit. Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbuluan se në më shumë se 80% e rasteve më të rrezikuar janë të sëmurët dhe […]

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë publikuar detajet e para të më shumë se 70,000 rasteve të Covid-19, në studimin më të madh që prej fillimit të shpërthimit.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbuluan se në më shumë se 80% e rasteve më të rrezikuar janë të sëmurët dhe të moshuarit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Studimi tregon gjithashtu rrezikun e lartë për personelin mjekësor.

Gjetjet vendosin nivelin e përgjithshëm të vdekjes së virusit Covid-19 në 2.3%.

Në Hubei, krahina më e prekur, niveli i vdekjeve është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

Shifrat më të fundit zyrtare të Kinës të publikuara të martën vendosin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,868 dhe 72,436 të infektuar.

Të ngjashme