Nga mosha 9 muajshe foshnjat duhet të marrin vaksinë për fruth

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 15:12 | Nga

Për shkak të parandalimit të përhapjes së epidemisë së fruthit Instituti i Shëndetësisë, obligon të gjitha nënat që në moshën 9 mujore të fëmijëve të tyre t’ua japin vaksinën e fruthit.

Në njoftimin e Komisionit Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI thuhet se edhe fëmijët në moshën 5 vjeçare duhet të rivaksinohet më MMR dhe nuk ka nevojë të që pritet mosha 6 apo 7 vjeç për këtë rivaksinim, shkruan Gazeta Express.

“Të vaksinojnë të gjithë fëmijët nga muaji i nëntë i jetës me 1 dozë prej 0.5 ml. Edhe fëmijët në moshën 5 vjeçare duhet të rivaksinohet më MMR dhe nuk ka nevojë të që pritet mosha 6 apo 7 vjeç për këtë rivaksinim”, thuhet në njoftim.

E nëse fëmija është mbi 7 vjeç dhe nuk është vaksinuar fare, atëherë ai duhet të vaksinohet me 1 dozë MMR menjëherë dhe pas një muaji booster dozën me MMR. Kështu bëhet e ditur në njoftim.

Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI në takimin e mbajtur më 3 tetor të këtij viti, kanë analizuar situatën epidemiologjike me fruth në Kosovë dhe ka obliguar ekipet e vaksinimit t’i përmbahen pikave më lartë.

Ky dokument është i nënshkruar nga Isuf Dedushaj, Kryetar i këtij komisioni dhe Drejtori i IKSHPK’së Naser Ramadani.

Vaksina MMR lufton fruthin, sëmundjen e shytave (parotiti) dhe rubeolës.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë, një 37 vjeçar, ndërsa viktima e parë e kësaj sëmundje ishte një foshnje 15 muajshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme