Në një takim të Këshillit për Kontroll të Duhanit po kërkohet që komunat të përfshihen më shumë në parandalimin e pirjes së duhanit. Muaji shkurt pritet të jetë muaji i dënimeve meritore për shkelësit e ligjit
Në një kafene të vogël afër rrethrrotullimit në Fushë Kosovë, kamerieri sapo ofrohet t’u shërbejë myshterinjve sjell me vete një tabëll e cila përdoret për mbajtjen e filxhanit të kafesë. Myshterinjtë nxjerrin cigaret nga xhepi dhe sapo tymosin fillojnë t’i shkundin në po atë tabëll që ua ofroi kamerieri. Pastaj ai shpesh gjatë ditës merr në telefon Inspektoratin për t’i kumtuar se klientët nuk po arrin t’i nxjerrë jashtë dhe që nëse ndonjë inspektor do të gjendet aty pranë për t’i parë duhanxhinjtë së paku të shpëtojë pa gjobë pronari i lokalit. Kjo është mënyra që ky kamerier thotë se ka shpëtuar disa herë nga gjobat e inspektorëve kundër duhanit.
“Në linjën telefonike nuk lajmërohet shpesh askush. Por, unë veç e cingëroj për të pasur fakte që kam thirrur në Inspektorat”, thotë kamerieri me kusht që të dhënat e tij dhe të kafenesë ku shërben të mos bëhen publike.
Por, për të parandaluar situata të tilla Këshilli për Kontroll të Duhanit mendon se duhet një përfshirje shumë më e madhe e komunave, që pirja e duhanit të pengohet në këta muaj dimri brenda lokaleve të mbyllura.(Zeri)