Nga nesër punohet normalisht në vendin me rritjen më të madhe të të infektuarve, Rusi

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Rusia aktualisht është vendi më numrin më të madh ditor të të infektuarve me koronavirus.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 11 mijë raste, duke çuar totalin në 221.344, që e bën vendin e katërt më të goditur pas SHBA-së, Britanisë së Madhe e Spanjës. Por, kjo nuk ka ndaluar presidentin e vendit, Vladimir Putin, të marrë vendim që nga nesër të kthehet normaliteti në vendet e punës.

Sipas tij, nga e marta do të punohet çdo ditë dhe me orar të plotë.

“Po mbarojnë ditët e pushimit, por këtu nuk mbaron lufta kundër koronavirusit”, ka thënë Putin në një adresim për qytetarët, përcjell “Sputnjik”.

Ai ka paralajmëruar një paketë të ndihmës për qytetarët dhe ekonominë.

“Të gjitha masat e marra na mundësojnë që të kalojmë nga një shkallë të tjetrën dhe të heqim masat kufizuese. Por jo të gjitha në të njëjtën kohë, hap pas hapi”, ka thënë ai. Sipas Putinit, pandemia ka shkaktuar telashe të mëdha në shumë degë të industrisë dhe se standardi i qytetarëve ka rënë dukshëm.

Ai ka thënë se nga mesi i majit, do të bëhen nga 300 mijë teste për COVID-19 në ditë.

Të ngjashme