Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit dy personave të cilët dyshohet se kanë rrëmbyer një vajzë të mitur në orët e mbrëmjes së të hënës në Drenas.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Gjykatës, bëjnë të ditur se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Personat e ndaluar dyshohet se e kanë futur me forcë vajzën në veturë dhe më pas e kanë shtyrë nga vetura, duke e lënë në rrugë.
Viktima është dërguar në stacion policor nga disa kalimtarë të rastit dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.