Njihuni me biznesmenin milioner, që e ka dhuruar të gjithë pasurinë e tij për të përmirësuar jetët e të tjerëve.
Gjithçka ndodhi pasi aksidentin me Ferrari-n që sapo e kishte blerë, për pak i kushtoi jetën.
Mazzi Dumato, 38 vjeç, vendosi të heqë dorë nga luksi i pakuptimtë dhe të dhuronte gjithë pasurinë.
Sipërmarrësi tha se e ka lënë pas jetën si playboy dhe jeton në një makinë kampingu.
“Bleva një Ferrari 150 mijë dollarë dhe mendova se kisha arritur gjithçka. Nis ta festoj dhe dy javë më vonë u përfshiva në një aksident me pesë makina. Kisha rënë gjumë dhe përfundova poshtë një kamioni”.
Dumato, me origjinë nga Damasku në Siri, u aksidentua teksa ishte në Dubai.
“Një natë në burg, e kuptova se nuk isha më ai Mazzi i madh”.
“Një vit pasi u largova nga Dubai, shkova në një klub në Brazil dhe dëgjova një vajzë që po fliste për Afrikën. Ishte vullnetare në një spital në Kongo”.
“Tani ajo është gruaja ime. Quhet Milena dhe më ka frymëzuar jashtëzakonisht shumë”.
“Njerëzit e duan shumë atë. Të gjithë në fshat në Afrikë, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit e duan. Jo për shkak të parave që u jep, por për shkak të kohës që u kushton”.
“Këtu e kuptova se bamirësia nuk është vetëm për para. Është për kohën që kalon në shërbim të vërtetë për të tjerët”.
Por Milena u prek nga kanceri në gji dhe Mazzi shpenzoi mbi 700 mijë dollarë për kurimin e saj.
Një pjesë të mirë të pasurisë e shpenzoi edhe për vëllanë e Milenës, që po kurohet për kancer në tru.
“Kur u largova nga Dubai, kisha 3 milionë dollarë,” thotë ai.
Tashmë nuk ka asgjë dhe flenë në makinë ose nëpër restorante.