Nga paslufta 120 raste të kanosjeve dhe vrasjeve të gazetarëve

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 14:44 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka mbajtur tryezë, në të cilën u prezantuan rastet e veprave penale ndaj gazetarëve që kanë të bëjnë me kanosje e deri te vrasjet.

Aty u tha se që nga viti 1999 e deri më sot, vetëm në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë shënuar 90 raste të veprave penale të kryera ndaj gazetarëve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kurse rastet tjera nga rajone të ndryshme të vendit.

Besim Kelmendi, prokuror dhe Koordinator në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për rastet e gazetarëve, tha se një numër të madh të rasteve nuk është identifikuar kurrë kryesi i veprës penale.

“90 raste të kanosjes i kemi nga rajoni i Prishtinës. Në komunën e Gjilanit kemi 9 raste, Pejë 4 raste, Mitrovicë 16 raste, Ferizaj 1 rast. Këto të dhëna janë nga viti 1999 deri kë tash”, ka thënë Kelmendi.

Prokurori Kelmendi ka thënën se kohëve te fundit gazetaret kanë qenë shënjestër të kërcënimeve.

Ai ka thënë se pa mbështetjen e gazetarëve nuk mund të arrijnë suksese në punën e prokurorisë.

Andaj ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojnë me “pushtetin e katërt” për zbulimin e rasteve të kërcënimeve.

“Kemi bashkëpunuar me OSBE-në dhe kemi marrë edhe aty një listë të gazetarëve e që janë viktimave të veprave penale dhe kështu kemi arriture deri te një finalizim i listës së personave që janë viktima ose të dëmtuar nga veprat penale. Ne nuk kemi arritur t’i përfundojmë të gjitha listat sepse kemi nevojë për ndihmën tuaj. Për fat të keq, viktimat sidomos në rastet e vrasjeve, kanë shkuar por kryesit e veprave penale kanë mbetur ende të pagjykuar. Qëllimi jonë është që të shohim se çka mund të bëjmë për të shtyrë këto çështje më tutje”, ka thënë Kelmendi.

Përfaqësuesi i Policisë se Kosovës, Vllaznim Surdulli, ka thënë se vazhdojnë të kenë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha mediat, e që sipas tij, kjo ka rrit besueshmërinë edhe në publik.

“Komuniteti i gazetarisë në Kosovë ka dhënë shembuj për gazetari të mirëfilltë dhe kontribuon në informimin dhe vetëdijesimin e shoqërisë në Kosovë” , ka thënë ai.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, ka thënë se prokurorët e kanë bërë punën e tyre mirë, ndërsa ka kërkuar që bashkëpunimi me prokurorinë të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që rastet e tilla të zgjidhen sa më shpejt.

“Kemi parë që prokurorët i kanë qëndruar besnik rasteve të gazetareve. Kulmi i ndryshimit pozitiv ka qenë gatishmëria e Lumezit për një bashkëpunim me AGK-në e cila ka qenë kërkesë e kamotshme që te kemi një pikë reference në secilën prokurori. Nuk mund të flasim ende për rezultatet sepse është kohë e shkurt”, ka thënë ai.

Të ngjashme