Fiks 100 letra për t’u paraqitur në zyre ua ka dërguar Komuna e Prishtinës, gjatë majit, pronarëve që po ndërtojnë objekte të reja gjithandej.
Përpos kësaj, janë shkruar 97 procesverbale për rrënime, janë lëshuar 19 aktvendime për ndërprerje të punëve, dhe janë marrë 5 aktvendime për rrënim. Por krejt ky aktivitet është finalizuar me rrënimin e vetëm një mbindërtimi pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rrënimi në rrugën “Zekeria Cana” është bërë më 24 qershor, teksa pamje të tij ka prezantuar në profilin e tij në “Facebook”, vetë kreu i Komunës Shpend Ahmeti.
“Ky objekt i ndërtuar pa leje është rrënuar në vitin 2016. Tash sërish, në të njëjtin vend, në Lagjen e Profesorëve është rindërtuar, edhe pse i është refuzuar kërkesa për leje nga Urbanizmi. Përsëri sot, Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës ka ekzekutuar vendimin për rrënim.