Kori Siparantum sot nis udhëtimin drejt Kuala Lumpurit, Malajzi, për të përfaqësuar Kosovën në festivalin prestigjioz në MCE International Choir Festival 2026, që mbahet nga 19-23 gusht, ku do të marrin pjesë mbi 200 kore nga vende të ndryshme të botës.
Në këtë skenë ndërkombëtare, Kori Siparantum do të prezantojë muzikën, identitetin dhe kulturën e Kosovës, duke vazhduar rrugëtimin e tij në aktivitetet prestigjioze të artit koral.
Nën drejtimin e dirigjentit, Memli Kelmendi, kori do të garojë në dy kategori: B4 – Vocal Ensemble dhe A5 – Mixed Choir, ku do të përballet me ansamble korale nga vende të ndryshme të botës.
Përveç garës, kori nga Kosova do të jetë pjesë edhe e koncertit ndërkombëtar “Songs Around the World – Echoes of Light”, së bashku me kore nga Rusia, Kosova, Singapori, Tajlanda dhe Filipinet. /Klankosova.tv