Mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, temë kryesore pati marrëveshjet doganore mes dy vendeve dhe heqjen e barrierave doganore dhe të tarifave jotarifore.
Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi në një emision në News24, teksa komentoi marrëveshjen doganore Shqipëri-Kosovë, theksoi se deri tani nuk ka lëvizur asnjë tarifë. Ai tha se nga qeveritarë kosovarë ka ndërhyrje klienteliste në politikat shqiptare.
“U bë viti i 5 të mblidhen qeveritë tona. Ne si sipërmarrës i mbështesim këto iniciativa, për të lehtësuar nga pikëpamja burokratike bizneset tona, për të hequr barrierat jotarifore. Por unë mendoj se nuk ekzistojnë instrumente administrative për të zgjidhur ato që firmosen nga pikëpamja politike. Ka vullnet politik, por kur mbaron mbledhja nuk bëhet asgjë. Nuk lëviz asnjë tarifë dhe nuk lëvizet asnjë barrierë”.
“Në pikëpamjen time s’ka zgjidhej të vendimeve politike. Në pikëpamjen time, qeveria e Kosovës nuk është serioze në atë që vendos. Ne kemi vënë re që disa qeveritarë (kosovarë) ndërhyjnë në politikat tona. Në rast se ka ndërhyrje klientesite, do të thotë se kemi zbatuar rregullat mes dy vendeve”, tha Bregasi.
Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, tha se mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive mirëpriten nga bizneset, por në praktikë ato, sipas tij, nuk sjellin produkt. Po ashtu ai tha se nuk u dëgjua të flitej për heqje barrierash tarifore.
“Në normalitet ne i kemi pritur mbledhjet e qeverisë, por asnjëra nga ato s’kanë sjellë produkt. Nuk dëgjova heqje barrierash, por unifikimin doganor mes dy vendeve. Është hera e parë që bëhet. Por kemi një bashkim fizik, bashkim sportesh. Kemi dy çati, por dy sportele. Është diçka që akoma nuk e kuptojmë se çfarë është agjenda dhe objektivi. Ne e dimë që është hequr romingu, një kosto telefonike”, tha Jaka.
Ndërkohë, eksperti ekonomik, Adrian Civici deklaroi se me këtë marrëveshje u shpreh vullneti politik për bashkim doganor.
“Këtë herë barrierat doganore u lidhën me vendimin e qeverisë së Kosovës për të vënë 100 % taksë për mallrat serbe. Unifikimi i doganave është koncept i gjerë. Ne do bëjmë një doganë të përbashkët. Por nëse themi bashkim doganor, kërkon hapësirë të përbashkët ekonomike dhe eliminimi i doganës mes dy vendeve. Me bashkimin doganor fillon dhe elementi i bashkëpunimit ekonomi”.
“Në këtë rast u bënë disa hapa lehtësuese. Po të kemi parasysh barrierat tregtare ne i kemi vuajtur. Shqipëria s’ka vuajtur në trageti me Kosovën. Por ka vuajtur në rastin e qumështin, që kanë të bëjmë me standarde të produktit. Ne në disa raste kemi edhe standarde ndërkombëtare. Në kuadrin e këtyre barrierave, tarifore, administrative, në këtë rast kishte vullnet politik. Mu duk më shumë reagim për atë që ndodhi me Serbinë”, pohoi Civici.
Civici tha se termi i duhur që duhet përdorur është unifikim doganor pasi ka të bëjë me lehtësim procedurash mes dy vendeve.
Ndërkohë, zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në një lidhje telefonike me studion, tha se nën rolin e koordinatorit po shqyrton të gjitha problematikat me grupet e punës.
“Ngrihet vëmendje për të zgjidhur problemet brenda dhe përtej kufirit. Ne jemi këtu që t’i zgjidhim ato që janë në interes të dy anëve të kufirit”, tha Limaj.
“Ka qenë takimi më i organizuar dhe më konkret i dy qeverive në 5 vitet e fundit. Insistimi ynë ishte që marrëveshjet të bëhen konkrete, dhe jo kot të pakonsultuara sa për PR. Ka qenë takimi më rezultativ deri më tani”, u shpreh zvkryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.
Ai tha se, si Koordinator kombëtar i dy qeverive, gjëja e parë që do të bëjë është që mekanizmat tonë të biznesit do të jenë partnerët kryesorë të angazhimit të tij në punë, që të përfshihen tërësisht në implementimin e atyre që kemi biseduar.
“Ne jemi marrë vesh për 3-4 gjëra dhe që kanë afat kohor. E para, të gjitha certifikatat duhet të njihen në Tiranë e Prishtinë, jo të verifikohen 2 herë. Po ashtu është dhe çështja e barrierave tarifore. Ka barriera, ka burokraci e problemeve të natyrave të ndryshme. Heqin keq biznesi i Tiranës dhe Prishtinës për të kaluar produkte nga një vend në tjetrin. Le të nisim me lëvizjen e lirë të qytetarëve, fillojmë me largimin e licencave, heqjen e barrierave”, u shpreh Limaj.
Presidenti i ‘Biznes Albania’, Luan Bregasi, tha se duhen disa institucione që t’i administrojnë këto vullnete politike.
“Ne po bëjmë përpjekje për bashkim doganor, për të hequr barrierat, tarifat jotarifore, por në thelb disa produkte që vijnë nga Kosova kanë taksë më të ulët se kur produkte të së njëjtës natyrë shkojnë në Shqipëri. Paguajmë tre-fish. Përveç këtyre masave, me ne Shqipërinë duhet të barazoni taksat. S’mund të ketë bashkim ekonomik kur kemi taksa 3-fish më të larta”, theksoi Bregasi.
Ndërkaq, Limaj tha se tani duhet të ulemi dhe t’i zgjidhim të gjitha një nga një. “Këtu është ngrit shqetësimi se sasia e futjes së birrës nga Kosova në Shqipëri, kurse nga Shqipëria në Kosovë është e pakufizuar”.
Tutje, Bregasi tha se Birra Peja shitet më shumë në Shqipëri se në Kosovë.
“Edhe Birra Korça shitet në të gjithë Kosovën. Nuk duhet parë kërcënim biznesi i Kosovës në Tiranë, dhe as biznesi i Shqipërisë në Prishtinë”, tha Limaj, ndërsa Bregasi shtoi: “Ne nuk duhet të ndihemi xhelozë për produktet e njëri-tjetrit, madje ne duhet të stimulojmë konkurrencën e drejtë”.
Në tetor të këtij viti prodhues të birrës shqiptare i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama, ku shprehnin shqetësimin e tyre për barrën e rëndë për tatimet dhe taksat që këto industri paguajnë.
Luan Bregasi, që njëherësh është edhe prodhues i birrës ‘Tirana’, pohoi se pas paketës që iu propozua Ministrisë së Financave, u kërkua reduktimi i akcizës së ambalazhit të plastikës dhe të qelqit.
Ndërkohë, ekspertë të ekonomisë shpjeguan si ndikon çmimi i ujit, energjisë dhe karburantit në rritjen e kostos së prodhimit të birrës, ndërsa sollën shembuj të vendeve të rajonit.
“Paketa që i propozuam ministrisë së Financave është bërë një reduktim i akcizës së plastikës dhe ajo e qelqit. Por janë lëvizje të shtrënguara. Akciza u vu në 2012 nga qeveria Berisha. Arsyeja e dytë është se duhet hequr fare kjo akcizë është se ne e kemi dhe të rikthyeshëm ambalazhin. Ai kap vlerën 35-40 të kostos”, ka thënë Bregasi.
Kurse Nikolin Jaka tha se birra është më e favorizuar. “Birra ka një mbështetje në prodhim. Ndarja e birrës sipas sasisë së prodhuar, deri në 200 mijë, ka akcizë kontrolli”.
Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, tha se përveç birrës janë dhe pijet tjera. “Pse konkurrohemi nga produktet e importit? Na mungon teknologjia? Ku qëndron problemi, që për të njëjtin produkt ne konkurrohemi”.
Bregasi tha se çmimi i ujit tek ne është më i lartë kurse Kosova e ka trefish më të lirë, edhe Maqedonia.
“Çmimi i energjisë për biznesin, ne pranuam, por është i lartë. Ne kërkojmë që këto 25 % të ulët kjo kosto, dhe i shërben industrive. Jemi i vetmi vend në botë kur birra ka një pullë. Arsyeja gjoja ishte që të luftohej evazioni fiskal. Por realisht nuk u vu me këtë qëllimi për përfitimin të një koncensionari privat, që merret vetëm me një dhomë. Kompania quhet ‘Sipka’ dhe administratorët janë shqiptarë, e cila ishte krijuar në një fshat të Zvicrës, ofshore. Kjo kompani sajoi koncensionin e pullave fiskale. Nëse këto para, që janë 25 mln euro në vit, i shkojnë buxhetit të shtetit, ne jemi dakord ta paguajmë”.
“Ia kemi thënë këtë gjë edhe qeverisë. Por e dhënë një privati që sot del në 10 më të pasurit në Shqipëri, që na marrin neve para, kjo nuk është e drejtë. Përveç kësaj, nëse duan të bëjnë mbrojtën nga evazioni fiskal, pse duhet t’i vënë shifrën 28 euro për 1 mijë copë? Kur ta vënë siç e ka Kosova, 3 euro, por jo për birrën. Ata e kanë për pijet dhe verërat”, theksoi Bregasi.