Nga rrahja në kafeteri lëndohet një person (Foto/Video)

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 10:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një rrahje mes disa të rinjve që ka ndodhur dje ( e hënë) rreth orës 16, në njërën prej kafeterive në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, një person ka pësuar lëndime trupore.

Policia ka njoftuar  se është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që i njëjti në një lokal ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull k-shqiptar.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohen në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Ekonomia Online ka kapur pamjet nga momenti i arrestimit të personave të involvuar në këtë rrahje. Dëshmitarët kanë thënë për Ekonomia Online se reagimi i Policisë së Kosovës ishte i shpejtë dhe efektiv.

Në kafeterinë ku ndodhi rrahja për një moment është krijuar panik dhe disa nga mysafirët janë larguar me të shpejtë.

zenka-kafiteri2

zenka-kafiteri

Të ngjashme