Një grua nga San Diego e cila mbeti jashtë shtëpisë së saj pas një grindjeje familjare, mbeti e bllokuar me kokë në një oxhak teksa përpiqej të rrëshqiste nga oxhaku për në banesë.
Para se të tentonte të kalonte nëpër oxhak, 31-vjeçarja po hidhte objekte nga çatia tha policia.
Në momentin që mbërritën policët, situata ishte përshkallëzuar pasi gruaja e paidentifikuar ishte bllokuar në mes të oxhakut, raportoi OnScene.TV.
Në momentin që mbërritën policët situata ishte përshkallëzuar pasi gruaja e paidentifikuar ishte bllokuar në mes të oxhakut.
Ajo u nxor nga gjendja e vështirë nga zjarrfikësit pasi qëndroi rreth një orë e bllokuar dhe u transferua në një spital lokal për një vlerësim psikologjik.