Ditëve të ardhshme gradualisht mot më i ftohtë, me ngrica në mëngjes. Pritet përmirësim i kualitetit të ajrit.
Rryma të ftohta ajrore që kanë filluar të zbresin mbi rajonin tonë nga Europa verilindore, ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të sjellin masa më të ftohta ajrore dhe të shtrihen edhe përgjatë Evropës qendrore.
Në këto kushte pritet të mbajë mot më i ftohtë, me vranësira, me mundësi edhe për riga lokale shiu gjatë ditës së premte.
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, një vorbull ciklonike nga Afrika veriore, përgjatë Mesdheut, pritet të depërtojë në jug të rajonit, që ka mundësi të sjell kushte për reshje të borës nga e diela në mbrëmje dhe në fillim të javës. Mirëpo, ky parashikim ende nuk ka besueshmëri të lartë, që të dihet më saktë intensitetit i të reshurave.
Për shkak të një dinamike të vrullshme të motit në ditët e ardhshme, pritet që të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në zbritje e indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale. Në orët e mbrëmjes mbetet si mundësi, nëse nuk ka erëra, vlerat të mund të rriten edhe në të pashëndetshme.
16.11 – Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore edhe për reshje të dobëta bore.
17.11-18.11 – Të shtunën mot i ftohtë, kryesisht me diell. Ditën e diel, mot kryesisht i vranët, e në mëngjes me ngrica. Vonë gjatë natës priten mundësi edhe për reshje të borës.
19.11 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohshme me mundësi edhe për reshje bore, e në vise të ulëta të përziera me shi.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga +1C në -2C deri -3C në fundjavë, e maksimalet nga 8C deri 10C, në 6C, e të hënën edhe deri në 3C.
Do të fryjë erë mesatare nga verilindja 4-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë, me tendenca të zbritjes rreth vlerave normale.