Në prononcimin e tij të parë për media pas procesit të intervistimit në Hagë, Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, ka thënë se nga të pranishmit e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka pranuar pyetje serioze.
Sipas tij ngjashëm iu është përgjigjur atyre edhe ai, njofton Klan Kosova.
”Sapo përfundoi intervista me mua në Hagë, unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar”.
”Ju e dini se ka qenë intervista e gjatë, sot përfundoi, kemi qenë shumë serioz gjatë përgjigjeve”.
”Kam pranuar pyetje nga ju edhe më herët se a do ta mbrojë UÇK-në unë them se UÇK-ja më ka mbrotjur mua, s’kam pasur pse ta mbrojë UÇK-në”.