Një zyrtar policor është vrarë aksidentalisht në poligon të gjuajtjeve në Cërnushë të Mitrovicës.
Zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Nita Mustafa, ka thënë për KlanKosova.tv se polici në emergjencë është dërguar pa shenja jete.
“Polici i vrarë është sjellë pa shenja jete tek ne në Spitalin e Mitrovicës, mjekët nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë shërbim pasi ka ardhur pa shenja jete”, është shprehur ajo.
“Viktima ende gjendet në spitalin tonë derisa ekipet e mjekësisë ligjore të vijnë ta marrin”.