Nga sulmet ajrore amerikane në Somali vdesin 62 militantë të grupit Al-Shabaab

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Ushtria amerikane ka thënë të ketë vrarë 62 militantë të grupit Al-Shabaad në gjashtë sulme ajrore të kryera më 15 dhe 16 dhjetor afër qytetit Gandarsh në Somali.

Komanda e kësaj ushtrie për Afrikën ka thënë se nga katër sulme të kryera më 15 dhjetor, janë vrarë 34 militantë, derisa dy sulme tjera kanë ndodhur më 16 dhjetor dhe kanë vrarë 28 persona tjerë.

“Komanda e Afrikës dhe partnerët tanë somalezë kanë kryer këto sulme ajrore për të parandaluar terroristët nga shfrytëzimi i strehave të sigurta, për të kryer komplot apo për të rekrutuar persona tjerë për sulmet në të ardhmen” ka thënë komanda afrikane përmes një deklarate.

Al-Shabaad pretendon të ketë themeluar grupin militant, Shteti Islamik në Somali dhe zakonisht kryen sulme ndaj ndërtesave qeveritare, hoteleve dhe restoranteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme