Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave në Istog.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një hajn, i cili ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar nga Policia.
Por po raportohet se nga të shtënat, ka mbetur i plagosur edhe një polic.
Ekonomia Online mëson se bëhet fjalë për policin me inicialet I.D.
Metro ka kontaktuar Policinë për të marrë informacione zyrtare, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.