Ajo u bë shumë e dashur për shqiptarët pas debutimit të saj në serialin spanjoll “Deslilando Amor”, ku luante rolin e Gaviotës, por Zonja e Parë e Meksikës, duket se është një nga personazhet me interesante në skenën e politikës botërore.
Angelica Rivera, ashtu si Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, e filloi karrierën e saj që në fëmijëri si modele. Ajo ka tre vajza nga martesa e parë dhe u divorcua nga në vitin 2008.
Rolin e saj kryesor e pati në telenovelën “Destilando amor” në vitin 2007, ku interpretoi si “Gaviota”, që duket se i dha pseudonimin e tanishëm.Si një këngëtare ajo bëri debutimin e saj të parë një opera, në vitin 1991, dhe më pas regjistroi dy albume.
Artistja e njohur u martua me presidentin e tanishëm të Meksikës, Enrique Peña Nieto, më 27 nëntor të vitit 2010, kur ai ishte ende guvernator i Meksikos.
Ceremonia u zhvillua në katedralen e qytetit të Toluçës. Që nga ai moment, ajo u bë Zonja e Parë e njësisë. Disa ditë më vonë, ajo njoftoi shkëputjen përfundimtare nga telenovelat për t’u përkushtuar ndaj “kësaj përgjegjësie të madhe pranë bashkëshortit.”
Aktualisht çifti ka gjashtë fëmijë: Paulina, Alejandro dhe Nicole Peña Pretelini, dhe Sofje, Fernanda dhe Regina Castro Rivera.
Më 30 mars të 2012-ës Enrique u bë presidenti i Republikës, dhe Rivera e shoqëroi bashkëshortin e saj gjatë çdo tubimi fushate, në pjesë të ndryshme të Republikës.
Angelica dhe Enrike shfaqen gjithmonë të dashuruar në rrjetet sociale e daljet publike, dhe falë spontanitetit të tyre janë kthyer tashmë në ikona ndërkombëtare.