Nga tërmeti humbi jetën kryekomisari në Durrës, Bajram Hajdarmetaj

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj është një prej viktimave të tërmetit që shkaktoi pafund viktima në Durrës dhe Thumanë. Kryekomisari që ndodhej në zonën e Kavalishencës në Durrës është gjetur nën rrënojat e godinës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimin e gjetën të pajetë, transmeton Shqip.

Hajdarmetaj ndodhej në Kavalishencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ku kishte filluar edhe kursi bazë i policisë dhe viktima ishte një prej lektorëve.

Kryekomisar Hajdarmetaj, që prej javës së kaluar kishte filluar trajnimin e të rinjve në radhët e Policisë, ndërsa mëngjesin e sotëm nga tërmeti pre6.4 ballë ka qenë një prej viktimave në atë zonë.

Sipas burimeve, të gjithë personat që zhvillonin trajnimin bazë të policisë ishin të strehuar në ambientet-fjetore të Kavalishencës, ndërsa në mesnatë godina e shemb dhe viktimë ka qenë kryekomisari, i vetmi i identifikuar deri më tani nga numri i viktimave në zonën e Thumanës dhe Durrësit.

Të ngjashme