Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në panairin e produkteve bujqësore që do të zhvillohet në Elbasan në ditën e verës më 13 dhe 14 mars.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama shkruan se fermerët do të prezantojnë prodhimet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën që në datat 13 dhe 14 mars, të bashkoheni në Elbasan në Panairin e Produkteve Bujqësore ‘Nga toka jonë në sofrën tuaj’, ku fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Sikurse çdo vit Elbasani është kryeqendra e festimeve të ditës së verës dhe ky panair pritet të mbledhë fermerë dhe prodhues nga zona të ndryshme, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre bujqësore dhe agro-ushqimore për qytetarët.