Nga “Waka Waka” te “Cup of Life” – këngët që kanë bërë histori në Botërorë

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse futbolli është në qendër të çdo Kupe Bote, ndër vite turnetë janë shoqëruar edhe me këngë të paharrueshme që kanë mbetur në kujtesën e tifozëve.

Artistë të mëdhenj si Shakira, Ricky Martin, Pitbull, Jennifer Lopez dhe Will Smith kanë sjellë hite zyrtare për kampionatet botërore.

Lista e këngëve më të dëgjuara është përpiluar sipas numrit të transmetimeve në Spotify, me një përjashtim për këngën “Gloryland” të vitit 1994, e cila nuk është e disponueshme në këtë platformë.

Në vendin e parë qëndron padyshim “Waka Waka (This Time for Africa)” e Shakirës dhe grupit Freshlyground, kënga e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Ajo është kënga më e suksesshme e një Botërori, me mbi 1.1 miliard transmetime në Spotify.

Në vendin e dytë renditet “Ole Ola (We Are One)” nga Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte, kënga e Botërorit 2014 në Brazil, e cila ka kaluar mbi 464 milionë dëgjime.

Në listën e më të dëgjuarave janë gjithashtu:“Dai Dai” nga Shakira dhe Burna Boy (Botërori 2026) me mbi 188 milionë dëgjime; “Live It Up” nga Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi (2018), me mbi 171 milionë dëgjime;

“Hayya Hayya (Better Together)” nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha (2022);

“Cup of Life (La Copa de la Vida)” nga Ricky Martin (1998), një nga këngët më ikonike të historisë së Botërorëve;

“Un’estate italiana” nga Edoardo Bennato dhe Gianna Nannini (1990), një tjetër klasik i futbollit botëror.

Megjithatë, në historinë e muzikës së Botërorëve, emri që dominon është Shakira, e cila është e vetmja artiste me dy këngë në mesin e tri më të dëgjuarave, duke e bërë një nga figurat më të rëndësishme muzikore të kampionateve botërore.

Të ngjashme