Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mitur në Drenas, pasi dyshohet se i njëjti ka ngacmuar seksualisht një vajzë po ashtu të mitur
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Drenas, ku i dyshuari është arrestuar pasi kishte ngacmuar seksualisht viktimën e moshës së mitur.
I dyshuari dhe viktima janë nxënës të shkollës fillore, bën të ditur policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit, punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës, është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes.