Të hënën është arrestuar një grua në Skënderaj pasi dyshohet se e njëjta ka ngacmuar një çift përmes rrjeteve sociale.
E dyshuara kishte ngacmuar çiftin bashkëshortor që nga data 13 tetor përmes rrjeteve sociale.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.