Për më shumë se dy orë, kanë mbetur të bllokuar anëtarët e Këshillit të Etikës së UP-së dhe profesori Xhevat Krasniqi, pasi dyert e sallës koncertale të Universitetit të Prishtinës janë bllokuar nga brenda nga studentët, të cilët po akuzojnë profesorin Krasniqi për ngacmim seksual, raporton Ekonomia Online.
“Ngacmuesit seksual jashtë UP-së”, “Xhevat Krasniqi jashtë UP-së”, janë thirrjet e studentëve.
Pjesëtarë të policisë ishin të pranishëm dhe më pas dolën nga salla.
Me gjithë kërkesën për përjashtim apo suspendim të profesorit Krasniqi nga Lëvizja Feministe Studentore, asnjeri nga anëtarët e Këshillit të Etikës nuk po deklarohet lidhur me këto kërkesa.