Çmimet e naftës ranë të hënën, duke i dhënë fund tre ditëve të fitimeve, pasi investitorët ishin të shqetësuar se rritjet agresive të normave të interesit të SHBA-së do të dobësonin ekonominë globale dhe do të ulnin kërkesën për karburant, ndërsa një forcimi i dollarit gjithashtu shtoi presionin.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent për dërgesat e tetorit ranë 1,20 dollarë, në 95,52 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor për dërgesat e shtatorit, ranë 1.24 dollarë, në 89.53 dollarë për fuçi.
Në tregjet financiare, indeksi i dollarit u rrit në nivelin më të lartë pesë-javor dhe një dollar më i fortë e bën naftën më të shtrenjtë për blerësit në monedha të tjera.
Investitorët do t’i kushtojnë vëmendje komenteve të kryetarit të Fed-it, Jerome Powell, kur ai do t’i drejtohet një konference vjetore globale të bankave qendrore në Jackson Hole, Wyoming, të premten. Fed shihet se ka më shumë hapësirë për të rritur normat bazë të interest krahasuar me bankat qendrore të ekonomive të tjera të mëdha që janë më të brishta.
Çmimet e naftës së papërpunuar ranë gjithashtu për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës për karburant në Kinë, importuesja më e madhe në botë, për shkak të krizës së energjisë në jugperëndim të shkaktuar nga një valë të nxehti.
Provinca jugperëndimore e Kinës, Sichuan, do të zgjasë kufizimet për konsumatorët e energjisë industriale deri më 25 gusht, ndërsa përpiqet të përballet me uljen e prodhimit të energjisë nga hidrocentralet dhe rritjen e kërkesës për energji elektrike nga konsumatorët familjarë pas një vale të gjatë të nxehti.
Në shenjë shqetësimi të përgjithshëm për ekonominë kineze, Pekini uli normën e tij standarde të huadhënies dhe referencën e hipotekës me një diferencë më të madhe, duke shtuar masat lehtësuese të javës së kaluar, për të ringjallur një ekonomi të rrënuar nga një krizë pronash dhe një rigjallërim i rasteve me COVID-19.