Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në trafik për të parandaluar aksidentet dhe humbjet e jetëve njerëzore, raporton Ekonomia Online.
“Ngadalësoni, familja ju pret. Mos e mbyllni para kohe rrugëtimin e jetës tuaj!”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Policia e Kosovës.
Policia ka kërkuar që të respektohet shpejtësia e lejuar dhe rregullat e trafikut.
“Mos harroni: jeta e humbur nuk kthehet. Ruani sigurinë tuaj dhe atë të të tjerëve në rrugë”, thuhet në këtë komunikatë të Policisë.