Ekonomia Online
FUNDIT

Ngërçi në Kuvend, Rohde kërkon bashkëpunim urgjent për zhbllokim dhe krijim të shpejt të një qeverie stabile

Ngërçi në Kuvend, Rohde kërkon bashkëpunim urgjent për zhbllokim dhe krijim të shpejt të një qeverie stabile

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka reaguar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe ngërçin e krijuar si rezultat i mos votimit të raportit të Komisionit Verifikues të Mandatave, shkruan Express. Rohde ka thënë se më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka mbetur në bllokadë si rezultat “i taktikave […]

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka reaguar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe ngërçin e krijuar si rezultat i mos votimit të raportit të Komisionit Verifikues të Mandatave, shkruan Express.

Rohde ka thënë se më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka mbetur në bllokadë si rezultat “i taktikave bllokuese”.

Diplomati gjerman ka thënë se qytetarët meritojnë politikanë që prioritizojnë Kosovën mbi politikat e partisë.

“Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka përfunduar Rohde.

Të ngjashme