Ngjarja tragjike në Vushtrri: Viktima pa shenja jete në QKUK, njëri nga të plagosurit në operim

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike e ka tronditur Vushtrrinë. Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Dy persona u arrestuan si të dyshuar lidhur me rastin.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, tha se viktima ishte dërguar pa shenja jete në QKUK.

Syla tha se njëri nga të plagosurit i cili është në gjendje të rëndë është dërguar në sallën e operimit, ndërkaq tjetri u dërgua në Klinikën e Ortopedisë.

“Njëri nga të plagosurit është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm kurse tjetri i plagosur pas reanimimit kardiopulmonar dhe masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, sepse ka ardh pa shenja jete në emergjencë – është dërguar në sallë të operacionit në Emergjencë nga ekipi i anestezionit, kirurgjisë vaskulare dhe kirurgjisë torakale”, tha Syla per klankosova.

Të ngjashme