Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë të dielës në Prishtinë.
Sipas raportohet të policisë, për shkaqe të panjohura janë rrahur mes vete një djalë dhe një vajzë.
Si pasojë, të dy kanë pësuar lëndime trupore.
I dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje pas arrestimit.
“Prishtinë 12.12.2020-18:00. Raportohet se për shkaqe të panjohura ishin rrahur mes veti një mashkull kosovar dhe një femër kosovare. Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.