A ka ndonjë mësues historie që mund të shpjegojë këto koincidenca mes dy ish presidentëve më të famshëm të SHBA?
- Abraham Lincolni u zgjodh në Kongres në vitin 1846.
- John F. Kennedy u zgjodh në Kongres në 1946.
- Lincoln u zgjodh President në 1860.
- Kennedy u zgjodh president në 1960.
- Të dy ishin veçanërisht të angazhuar me të drejtat civile.
- Bashkëshortet e të dyve humbën nga një fëmijë ndërkohë që jetonin në Shtëpinë e Bardhë.
- Të dy presidentët u vranë në një ditë të premte.
- Të dy presidentët u qëlluan në kokë.
Tani gjërat bëhen më të çuditshme…
- Sekretarja e Lincolnit quhej Kennedy.
- Sekretarja e Kennedyt quhej Lincoln.
- Të dy u vranë nga atentatorë me prejardhje jugore.
- Të dy u pasuan në detyrë nga presidentë me prejardhje jugore, me emrin Johnson.
- Andreu Johnson, që pasoi Lincolnin, kishte lindur në 1808.
- Andreu Johnson, që pasoi Kennedyn, kishte lindur në 1908.
- John Uilkes Booth, që vrau Lincolnin kishte lindur në 1839.
- Lee Harvey Osvald, që vrau Kennedyn, kishte lindur në 1939.
- Të dy vrasësit ishin të njohur me të tre emrat e tyre.
- Emrat e të dyve përbëhen nga 15 gërma.
Tani “mbahuni fort…”
- Lincolni u qëllua për vdekje në një teatër me emrin “Ford”.
- Kennedy u vra në një makinë “Lincoln” të prodhuar nga “Ford”.
- Booth dhe Osvald u vranë para se t’u bëhej gjyqi.
- Një javë para se të vritej, Lincolni ishte në Monroe, Maryland.
- Një javë para se të vritej, Kennedy ishte me Marilyn Monroenë.
- Lincolni u vra në teatër dhe vrasësi ia mbathi drejt një magazine.
- Kennedy u vra nga një magazinë dhe vrasësi ia mbathi drejt një teatri.