Ngordh balena e fundit vrasëse e kapur në Kanada

Prishtinë | 11 Mar 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Qeveria kanadeze ka bërë të ditur se balena e fundit vrasëse, Kiska, ka ngordhur.

Deklarata u bë duke cituar informacione nga menaxherët e parkut ku jetonte balena, shkruan Euronews.

“Menaxherët e Marin Land njoftuan ministrinë se balena Kiska vdiq në park më 9 mars 2023. Një autopsi u krye nga ekspertët e Marin Land,” thuhej në deklaratën e lëshuar nga Brent Roche, një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë Lokale të Ontarios.

Balena vrasëse u kap në ujërat territoriale islandeze në vitin 1979 dhe u vlerësua të ishte 47 vjeç.

Të ngjashme