Pjesë të ujvarave të Niagarës, në kufirin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, u ngri dje pasi temperaturat ranë në -18 gradë Celsius në lumin Niagara javën e kaluar, dhe vala e ftohtë është ende e pranishme në shtetin amerikan të New Yorkut dhe pjesë të tjera të Amerikës së Veriut , shkruan Independent.
Gazeta britanike thekson se turistët që ishin dje në ujvarat Niagara mund të shihnin dhe fotografonin copa të mëdha akulli që notonin në ujë, ndërsa retë e avullit dhe ylberit ishin të pranishme gjatë gjithë ditës.
The Independent shkruan se edhe pse në disa foto duket se ujëvarat janë ngrirë plotësisht, uji nuk ndalet kurrë së rrjedhuri pavarësisht kushteve të tilla, dhe prania e zonave të mëdha të akullit në ujëvarë u regjistrua gjatë viteve 2014 dhe 2015 kur ciklonet polare e goditën atë zonë.
Së bashku me shumë shtete të tjera federale në të gjithë Shtetet e Bashkuara gjatë dy javëve të fundit, New Yorku u godit gjithashtu nga një valë e fortë e të ftohtit dhe më shumë reshje dëbore pritet në Niagara gjatë ditëve të ardhshme, sipas gazetës britanike.