Është kaq ftohtë saqë një pjesë e ujëvarës së Niagarës ka ngrirë.
Temperaturat nën zero kanë sjellë një shfaqje unike në botë për të gjithë ata njerëz me fat që ndodheshin afër ujëvarës së famshme.
Copat e akullit dhe shtigjet e dëborës të kujtonin peizazhet e filmave të animuar të Disney. Ndërsa vizitorët nuk humbën rastin të dokumentonin fenomenin e rrallë të natyrës.