Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, me inicialet B.G., nga Ferizaj, V.S.,nga komuna e Vitisë për veprat penale të grabitjes, dhe L.R., nga Prishtina, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Sipas aktakuzës të Prokrurorisë, të pandehurit B.G., dhe V.S., nga data 15 Janar 2020 deri më 18 Mars 2020, në vende të ndryshme, përkatësisht në shtatë (7) pompa të derivateve të naftës dhe në një autosallon, me përdorimin e armës automatike A4-47, kanë kryer veprat penale “Grabitje” në bashkëkryerje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Ndërsa, i pandehuri tjetër L.H., në Prishtinë, ka blerë nga të pandehurit B.G., dhe V.S., cigare të llojeve të ndryshme në total prej 7,200 euro, edhe pse e ka ditur se cigaret janë përfituar me anë të kryerjes së veprës penale të grabitjes, me të cilën do të kryente veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Të pandehurit B.G dhe V.S gjenden në paraburgim që nga data 21 mars 2020
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.