Ngritet aktakuzë për grabitje dhe vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në MitrovicëDepartamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve S.V, A.R, XH.V, dhe D.G në drejtim të veprave penale “Grabitje”, nga neni 329 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 2 pika 2.7 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria njofton se të pandehurit me datë 19.12.2018 rreth orës 22.50 në Zubin Potok, me përdorimin e forcës dhe me kanosje, kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të përvetësojnë pasuri të luajtshme nga i dëmtuari M.R, të njëjtit duke vepruar në grup dhe ndarë rolet e tyre, me ç`rast  derisa tre të pandehurit tjerë po bënin roje jashtë dhe brenda oborrit të shtëpisë së të dëmtuarit, i pandehuri A.R me një objekt metalik – pajser hap dritaren e dhomës hyrëse të shtëpisë së të dëmtuarit dhe hyn brenda, ndërkaq pasi i dëmtuari e vëren prezencën e të pandehurit, i njëjti e godet të dëmtuarin me objektin metalik në dorën e majtë dhe në krah duke e rrëzuar për tokë. Në këtë moment reagon gruaja e të dëmtuarit, dhe në këtë situatë i pandehuri largohet nga shtëpia.



Me këto veprime të pandehurit duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale  “Grabitje”, nga neni 329 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Po ashtu, me datën 20.12.2018 rreth orës 00.30 në Leposaviq, katër të pandehurit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm dhe duke vepruar si grup kanë marrë sende të luajtshme që i kanë takuar të dëmtuarit G.P, me ç`rast ia thyejnë me forcë dyqanin e të dëmtuarit duke i marrë kështu apoena të imët, lloje të ndryshme të cigareve, çokollata, shkrepëse, parfume të ndryshme si dhe preparate për lyerje të trupit.

Me këto veprime të pandehurit duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 2 pika 2.7 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme