Një flamur i madh kombëtar sot u vendos në pjesën lindore të kalasë së Ohrit, menjëherë pas shtizës ku është i vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut.
Rastin e kanë vërejtur qytetarët që jetojnë në atë pjesë të qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski për AIM, tha se flamuri kombëtar është hequr nga kalaja ndërsa policia po ndërmerr aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit./EkonomiaOnline/