Rritja e çmimit të energjisë elektrike e paralajmëruar prej 50% nga ana e ZRRE-së do të reflektojë në forma të ndryshme negative si për qytetaret e thjeshtë ashtu edhe për bizneset vendore.
Sipas ASK-së shkalla e papunësisë në vitin 2013 ishte 30.0%, pastaj ka shënuar rritje në vitin 2014 në 35.3% dhe më pas ka rënë përsëri në 32.9% në vitin 2015, dhe kjo është një goditje e re që po i shtohet brengave të qytetarëve dhe bizneseve kosovare.
Paga mesatare në Republikën e Kosovës prej 300 euro do të jetë e pa përballueshme për shportën e konsumatorit edhe ashtu të rënduar tej mundësisë së tyre.
Mos të harrojmë, Kosova në asistencë sociale ka mbi 25 943 familje me gjithsej 107 451 anëtarë, pra është një barrë shtesë në shportën e konsumatorit. 30 për qind e popullsisë së Kosovës, apo më shumë se 600 mijë kosovarë ditën e kalojnë me 1 euro e 72 centë, 200 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në varfëri ekstreme, me vetëm 1 euro e 20 centë në ditë.
Numri i të rinjve që futen në tregun e punës sa vjen e shtohet. Në pesë vitet e fundit rreth 150 000 të rinj kanë hyrë në tregun e punës. Përveç qytetarëve të thjeshtë po dëmtohen edhe bizneset, ku vështirësitë më të shpeshta me të cilat ballafaqohen bizneset në aktivitetin e tyre ditore operacionale është rryma elektrike.
Ngritja e çmimit të energjisë elektrike dëmton edhe bizneset!
Mungesa e furnizimit me energji elektrike ka penguar në masë të madhe konkurrencën e ekonomisë kosovare. Pothuajse të gjitha anketat e bëra me biznese kanë identifikuar furnizimin e pasigurt të energjisë elektrike si njërën prej pengesave kryesore në zhvillimin e tyre. Republika e Kosovës ballafaqohet me reduktime të rrymës, përderisa qëndron në rezervat e treta të linjitit në Evropë.
Gjendja e tanishme është veçanërisht e çuditshme duke marrë parasysh faktin se Kosova dikur ka qenë eksportuese e energjisë elektrike. Kosova mund të mos ketë resurse të naftës ose gazit natyror, por ajo ka rezerva të mëdha të linjitit – një lloj i thëngjillit që përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike.
Nga ana tjetër furnizimi me energji elektrike është përmirësuar dukshëm viteve të fundit sipas hulumtimit të realizuar me 250 biznese vendore, 52.5% e afaristëve kanë deklaruar se energjia elektrike është stabile ose nga gjithsej 250 biznese të anketuara 134 janë shprehur se nuk kanë probleme të mëdha me energjinë elektrike, ndërkaq si jo stabile kanë deklaruar rreth 46.4% dhe kryesisht në qytete të cilat me territor janë larg nga Obiliqi, vendi ku prodhohet energjia elektrike.
Problemet më të mëdha me furnizim stabil me energji elektrike i ka regjioni i Podujevës, pastaj edhe regjioni i Prishtinës ka probleme të vogla me furnizim me energji elektrike, edhe regjioni i Mitrovicës dhe i Pejës kanë probleme të theksuara me furnizim stabil të rrymës.
Regjioni i Prizrenit ka stabilitet të furnizimit me energji elektrike nga gjithsej 30 biznese të anketuara vetëm 4 biznese kanë deklaruar se kanë probleme, ndërkaq pjesa tjetër janë të kënaqura me furnizimin me energji elektrike.
Regjioni që ka furnizim më stabil me energji elektrike është Prishtina, pasi nga gjithsej 72 afarist nga 120 sa janë anketuar, janë të kënaqur me energji elektrike, pastaj Prizreni me 11 afaristë të deklaruar, Podujeva me 17 si dhe Mitrovica e Peja me nga 16 përkatësisht 15 afarist të deklaruar. Prishtina prinë sa i përket jo stabilitetit të energjisë elektrike.
Pastaj Podujeva dhe regjioni i Mitrovicës për shkak të investimeve të vogla në rrjetin e distribuimit ka probleme serioze me furnizim stabil, qyteti i Mitrovicës ka përmirësim të furnizimit me energji, ndërkaq regjioni i Prizrenit ka vetëm 4 biznese të cilat kanë deklaruar se kanë probleme me furnizim me energji.