Ngritje e butë e çmimeve të konsumit për muajin gusht

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 16:48 | Nga

Inflacioni mujor i matur në gusht 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.4%, krahasuar me muajin korrik, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), sipas së cilës inflacioni vjetor është 1.5 për qind.

Ngritje kanë shënuar çmimet e konsumit te nëngrupet e COICOP-it mish 0.8%, qumësht, djathë dhe vezë 3.0%, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera 1.3%, shërbimet për transport 4.5% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve për -4.0%, me një ndikim prej -0.1% në IHÇK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.5% në muajin gusht 2018, krahasuar me muajin gusht 2017.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.0%); mish (2.5%); qumësht, djathë dhe vezë (3.9%); perime (16.3%); pije alkoolike (2.3%); duhan (2.8%); etj.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it pemë (-1.4%); sheqer dhe ëmbëlsira (-7.7%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemtë dhe perimet (-1.3%); veshje (-1.3%); këpucë (-5.1%) etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme