Ngritje e temperaturave në dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 15 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët e me intervale diell ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme