M’Baye Niang në sezonin e ri do ta bartë fanellën e Torinos.
Torino ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit francez, M’Baye Niang, raportojnë mediat italiane.
Torino do ta huazoj Niangun deri në fund të sezonit, por është i obliguar ta blejë pas fundit të sezonit 2017/2018.
Thuhet se Niang tashmë është larguar nga qendra stërvitore e “Rossonerëve”, për ta kompletuar transferimin te Torino.